19.7 C
Tetovo
E hënë, 16 Qershor, 2025
BallinaLajmeDeputeti i Frontit Europian, Skender Rexhepi-Zejdi akuzon Prokurorinë për lidhje me pushtetin:...

Deputeti i Frontit Europian, Skender Rexhepi-Zejdi akuzon Prokurorinë për lidhje me pushtetin: “Hetimi i njëanshëm, mbrohen të afërmit e qeverisë”

Deputeti i Frontit Europian, Skender Rexhepi-Zejdi kritikoi Prokurorinë për veprimet në rastin për tragjedinë në diskotekën “Pulse” në Koçan,. Rexhepi tha se kryeprokurori është në shërbim të qeverisë dhe se në këtë rast, janë lënë jashtë hetimit personat e afërt me pushtetin.“Konsideroj që jo vetëm Prokuroria, por edhe gjyqësia në Maqedoninë e Veriut është që moti e kapur, dmth përfshirë edhe kohën e fundit. Loja që u bë mes kryeprokurorit dhe kryeministrit për shkarkimin, jo-shkarkimin e tij ishte arsye që kryeprokurori të vihet në shërbim të qeverisë, për intenca dhe qëllime politike. Ju e shihni shumë mirë se realiteti në ndodhinë tragjike në Koçan është larg asaj që duhet të jetë nga një hetuesi e pavarur, pasi që njerëzit zyrtarë, të afërt me qeverinë, janë lënë anash nga çdolloj hetimi dhe merren masa ndaj njerëzve të cilët, efekti i të cilëve duhet të jetë kryekëput politik dhe ndëretnik për fat të keq”, tha deputeti i Frontit Europian, Skender Rexhepi.Kryeministri Mickoski i pyetur se a do të kërkohet sërish shkarkimi i Kocevskit pas përfundimit të rastit Kocani, u përgjigj: “Ne si qeveri kishim qëndrim për këtë çështje dhe nuk kam se çka të shtoj për këtë temë”.Pas zjarrit në Kocani, kryeministri kishte theksuar se në kushte të një tragjedie të tillë do të ishte joprofesionale dhe e papranueshme të vazhdohej procesi për shkarkimin e tij. Ndryshe, 34 persona fizik dhe tre juridik u përfshinë me propozim-aktakuzën për tragjedinë në Koçan.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments