THIRRJE QË VENDIMI TË RISHQYRTOHET NË MËNYRË URGJENTE
Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, tani deputet i Frontit Europian, Salih Murat për Klan Maqedoni në detaje ka sqaruar shkeljet që Gjykata Kushtetuese ka bërë me vendimin që ta pushojë “balancuesin”.
Murat ka bërë thirrje që vendimi të rishqyrtohet në mënyrë urgjente, me qëllim të mbrojtjes së integritetit dhe rendit kushtetues.
Ai mëtej shton se ky vendim shkel drejtpërdrejt dispozitat kyçe të Kushtetutës dhe rrezikon themelet e shoqërisë.
Sali Murat ndërkohë duke hedhë poshtë pretendime të deputetes Saranda Imeri ka shtuar se akuzat vijnë nga një person që nuk e njeh punën e Kushtetueses.
Deputeti Murat mes tjerash thotë se shqetësuese është edhe shkelja potenciale e garancisë kushtetuese për mbrojtjen e identitetit etnik.