Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli mbetet në qëndrimin se opozitës shqiptare i takon vendi vakant në Këshillin Shtetëror Zgjedhor, shkruan TV21. Zendeli thotë se me propozimin e kandidatëve tjerë për këtë pozitë përpos Abdush Demirit, BDI po tenton të përgatitet për manipulim në zgjedhje, pasi siç thotë Zendeli, BDI do të humbasë garën.
E vëren se toka ndër këmbë ka filluar t’u ikë , e vërejnë se do t’i humbin zgjedhjet parlamentare, do të jenë humbësit e këtyre zgjedhjeve parlamentare, por nuk duhet të nënçmojmë asgjë duke pasur parasysh se ndonjëherë e di si thotë populli, kur je i lënduar, atëherë bëhesh edhe më i rrezikshëm”, theksoi Zendeli.
I pyetur qëndrimin e kreut të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravri , i cili thotë se vendi në KSHZ i takon ASH-së, Zendeli thotë se ASH është në Qeveri dhe nuk mund ta përfaqësojë opozitën në KSHZ.