Deputeti i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Elmi Aziri, thotë se rasti i korrpsuonit në pikën kufitare “Bllacë” që u raportua një ditë më parë në media, pasqyron më së miri zhytjen e thellë të institucioneve të vendit në skandale dhe afera korruptive, shkruan gazeta LAJM.
“Është një shprehje miniature e realitetit që po na ndodh në Maqedoninë e Veriut. Ai është vetëm një rast, me 120 euro, para disa ditëve rasti tjetër me 1 milion euro. Pra është shprehje figurative më e mirë e nivelit të thellë të korrupsionit që po ndodh në Maqedoninë e Veriut. Është shqetësuese kur këto dukuri devijante motivohen, stimulohen nga personat udhëheqës nëpër institucione, cilatdo qofshin ato. Bindja e jonë dhe e shumicës së qytetarëve është se në Maqedoninë e Veriut edhe zgjedhjet janë të manipuluara, bëhet edhe shit-blerja e votës dhe natyrisht shtrohet një dilemë, ku po e marrin fuqinë ata persona që po i bëjnë këto veprime dhe vallë ku po i çojnë ato para. Për atë arsye pot hemi se është shqetësuese dukuria masive e korrupsionit në Maqedoninë e Veriut”, tha deputeti i ASH-së, Elmi Aziri.