16.5 C
Tetovo
E enjte, 24 Prill, 2025
BallinaLajmeDeputeti i ASH brenda VLEN-it Halil Snopçe: Kur Mickoski të thotë se...

Deputeti i ASH brenda VLEN-it Halil Snopçe: Kur Mickoski të thotë se ASH nuk e ka vendin në Qeveri, menjëherë do të largohemi

Në momentin e parë që Mickoski jep sinjalin se Aleanca për Shqiptarët nuk ka vend në Qeveri, ne menjëherë do të largohemi, thotë deputeti Halil Snopçe.

Këtë e tha deputeti i ASH-së së Taravarit, duke iu përgjigjur pyetjes hipotetike se si do të vepronin nëse kryeministri Hristijan Mickoski do ta mbështeste qëndrimin se Aleanca nuk mund të bashkëpunojë me BDI-në dhe në të njëjtën kohë të jetë pjesë e Qeverisë.

“Nëse i kthehemi historisë, një herë në një emision kam thënë se nëse ligji për “branitellat” kalohet në këtë Kuvend apo nëse cenohet Ligji për gjuhët, “VLEN” do të largohet nga qeveria. Mickoski reagoi të nesërmen duke thënë: “Ju dëshiroj rrugë të mbarë”.

Nuk u pendova, e përsërita deklaratën time. Në emër të VLEN-it s’mund të flasë tani, ndërsa në emër të Aleancës për Shqiptarët flas me siguri, pra, ka një vijë të kuqe në të cilën mund të kalojmë. Nëse kalohen, kuptohet…” tha Snopçe për “Sitel”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments