9.1 C
Tetovo
E hënë, 6 Tetor, 2025
BallinaLajmeDeputetët sot votuan një deklaratë të përbashkët për zgjedhje lokale të drejta...

Deputetët sot votuan një deklaratë të përbashkët për zgjedhje lokale të drejta dhe demokratike

Deputetët sot votuan një deklaratë të përbashkët për zgjedhje lokale të drejta dhe demokratike. Në deklaratë theksohet se në prag të zgjedhjeve lokale të 19 tetorit, Kuvendi shpreh unitetin e tij për mbajtjen e zgjedhjeve të drejta, të lira dhe demokratike. Theksohet po ashtu se Kuvendi mbështet respektimin e vazhdueshëm të së drejtës kushtetuese, që qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar drejtpërdrejt, në zgjedhje të lira me votim të fshehtë, dhe dënon ashpër votimin familjar dhe atë në grup, si një mundësi për të manipuluar votat e qytetarëve dhe për të ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments