15.4 C
Tetovo
E enjte, 11 Shtator, 2025
BallinaLajmeDeputetët hynë në ASK

Deputetët hynë në ASK

Deputetët anëtarë të Komisionit për mbikëqyrje mbi punën e ASK-së hynë në Agjenci. Ata erdhën me të njëjtin qëllim, por me qëndrime të ndryshme rreth asaj nëse duhet të ketë deklasifikim të dokumenteve apo jo. Deputetja e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska, thotë se nëse kjo nuk bëhet, publiku do të ketë shumë njohuri sipërfaqësore për atë që ka ndodhur. Ajo ka disa pyetje për të kompetentët në Agjenci.“Çfarë ka ndodhur me shefin e kontrollit të brendshëm, pse ai është ndërruar, sipas informatave të mia, ndoshta nuk është e vërtetë, pse ai është shkarkuar menjëherë para se të fillojë ky hetim i brendshëm në Agjenci e kështu me radhë – këto janë pyetje që janë në interes të kësaj mbikëqyrjeje. Nëse publiku nuk i merr të vërtetat, e hapi drejt kësaj është deklasifikimi që ne e kërkojmë, atëherë ky rast do të mbetet të jetë polemikë apo shkëmbim fjalësh mes partive politike”, tha Slavjanka Petrovska – deputete e LSDM-së.

Por për deputetin e VMROD-PMNE-së Prenxhov më e rëndësishme është të shihen detajet rreth asaj se cilat masa janë përdorur dhe a do ta zgjidhin institucionet këtë rast.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments