Ervin Salianji ka reaguar nga burgu pasi kryeparlamentarja Elisa Spiropali njoftoi sot heqjen e mandatit të tij si deputet i Partisë Demokratike.
Nga një reagim në rrjetet sociale, ish deputeti demokrat thotë se ky ishte një vendim politik i Edi Ramës por burgo thotë ai, ‘nuk do të më mbyllë gojën dhe se beteja vazhdon’.
“Sot me vendimin politik të Edi Ramës, socialistët vendosin ta fshijnë emrin tim nga rradhët e opozitës në Parlament, duke hequr mandatin e dhënë nga qytetarët e Korçës!
Jam krenar që në çdo ditë të ekzistencës time politike i kam shërbyer vetëm interesit të qytetarëve! Edhe nga burgu politik do të vazhdoj të jem tmerri i atyre që mendojnë se me izolimin tim do të më mbyllin gojën.
Asgjë nuk më ndal! Beteja politike vazhdon!“-thuhet në reagimin në faqen e Facebook të Ervin Salianjit.