11.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeDeputetët e Kosovës kërkojnë heqjen e regjimit të vizave ndërmjet Kosovës dhe...

Deputetët e Kosovës kërkojnë heqjen e regjimit të vizave ndërmjet Kosovës dhe Izraelit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se gjatë takimit me kryetarit e Kuvendit të Izraelit kanë diskutuar për tri çështje, ku njëra ndër to ka qenë edhe heqja e vizave ndërmjet dy vendeve.

Ai ka thënë se bashkë me deputetë tjerë të Kuvendit të Kosovës si Grup i Miqësisë Kosovë-Izrael, kanë takaur edhe anëtarët e grupit homolog si ata të Komisionin për Politikë të Jashtme dhe Mbrojtje dhe shumë deputetë të tjerë.

“Në takimin me Kryetarin e Kuvendit të Izraelit (Knesset) shtruam këto çështje për diskutim:heqjen e regjimit të vizave mes dy vendeve në mënyrë që qytetarët dhe bizneset të udhëtojnë lirshëm, e cila gjë u mirëprit jashtëzakonisht mirë; kërkuam që sa më parë të hapet ambasada izraelite në Prishtinë;propozuam nënshkrimin e disa marrëveshjeve ekonomike për të nxitur bashkëpunimin tregtar dhe investimet mes dy vendeve tona, siç janë: marrëveshja për mbrojtjen e investimeve, marrëveshja për tregti të lirë dhe marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë mes dy vendeve;marrëveshja për bashkëpunim mes dy parlamenteve”, ka shkruar Hoti.

Ai ka bërë të ditur se Kryetarit të Kuvendit të Izraelit (Knesset) i dorëzuam ftesën për vizitë në Prishtinë, e cila duhet të ndodh në muajin tetor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments