12.6 C
Tetovo
E premte, 20 Shtator, 2024
BallinaLajmeDeputetët e ASH-së nuk e votuan ligjin për riorganizimin e ministrive

Deputetët e ASH-së nuk e votuan ligjin për riorganizimin e ministrive

Në ndërkohë, gjatë ditës së djeshme (e premte) është mbajtur një takim mes përfaqësuesve të grupeve parlamentare të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Fronti Europian. Në takim, siç thuhet në njoftimin e Frontit Europian, ishin të pranishëm Aleksandar Nikolloski, Vllado Misajlovski, Nikolla Micevski dhe Stefan Andonovski, ndërsa nga koalicioni Frontit Evropian ishin Menduh Thaçi, Blerim Bexheti, Faton Ahmeti dhe Elmi Aziri

Aleanca për Shqiptarët, pjesë e Frontit Europian nuk do të votojnë ndryshimet ligjore për riorganizimin e ministrive, pasi që siç thonë nga ASH-ja nuk pajtohen me atë propozim.

Lajmin për TV Shenja e ka konfirmuar zëdhënësi i ASH-së, Arben Zeqiri.

“Deputetët e Aleancës për Shqiptarët nuk do të marrin pjesë në seancë dhe nuk do të votojnë ndryshimet ligjore sepse nuk pajtohemi me atë propozim. Ne mbetemi pjesë e Frontit Europian, për këtë qëllim edhe përfaqësuesi jonë mori sot pjesë në takim, por njëkohësisht ruajmë edhe autonominë tonë si subjekt dhe ruajmë qëndrimin tonë për tema që nuk pajtohemi siç janë këto ndryshime ligjore”, u shpreh Zeqiri. /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments