Deputët Adnan Azizi, Rijad Shaqiri, ministri i Ekonomisë Besar Durmishi, dhe zyrtarë të lartë të VLERËS (VLEN) morën pjesë në tubimin e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje (VV) në Ferizaj, duke shprehur mbështetje të fortë për liderin e VV-së, Albin Kurtin, dhe kolacionin e tyre që po merr pjesë në zgjedhje.
Azizi, Shaqiri, ministri dhe ministri Durmishi janë parë në radhët e para të tubimit teksa janë përshëndetur ngrohtësisht nga kreu i VV-së dhe kryeministri Albin Kurti.
Prezenca e zyrtarëve të lartë të VLEN-it në këtë tubim vjen pas afrësisë që kanë dy subjketet, ndërsa kujtojmë që në zgjedhjet e fundit Albin Kurti shprehu mbështetje publike për koalicionin VLEN.
Kurti para një numri të madh qytetarësh ëri thirrje qytetarëve të vazhdojnë të mbështesin lëvizjen që, sipas tyre, po punon për një të ardhme më të mirë dhe më të drejtë për të gjithë shqiptarët.