-1.2 C
Tetovo
E diel, 22 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeDeponitë, problem i përmendur në raportin e KE-së

Deponitë, problem i përmendur në raportin e KE-së

Komisioni Evropian në rekomandimin e fundit në pjesën për menaxhim me mbeturinat, ka theksuar rëndësinë e fokusimit të vendit, në trajtimin e deponive rajonale, dhe luftës për ajër të pastër. Sipas raportit të KE-së, Maqedonia, nuk ka përparim në drejtim të zgjidhjes së problemit me deponitë rajonale. Ky problem më i theksuar ka qenë në rajonin e Pollogut. Përkundër vërejtjeve, në Pollog vazhdojnë të përhapen deponitë rajonale, sidomos në komunat rurale. Krerët e komunave arsyetohen se nuk kanë mjete për largimin e tyre, ndërsa Qeveria, gjithnjë tregohet e shurdhër kundrejt kërkesave të komunave rurale.

“Ne parimisht kemi të bëjmë me dy probleme kryesore për çka kërkojmë zgjidhje imediate sepse e dimë se mundësitë tona financiare janë të kufizuara dhe kemi kërkuar vazhdimisht nga Qeveria që të sanojmë këtë sasi të mbeturinave. Sasia e parë ka të bëj me mbetjet e amvisërisë që është dhënë me koncesion dhe e dyta që na brendos e që kërkojmë zgjidhje me çdo operator të mundshëm, por në takimin e fundit që e patëm në Qeveri ishte problem bartja e tyre, sepse duhet të shkojnë gjitha në rusino dhe duke ditur largësinë, rrit shpenzimet e kostos për largimin e tyre. Por deri në këto momente ka mbetur diçka e parealizuar dhe kjo na mbetet për tu zgjidhur në një kohë tjetër,” tha Nuhi Neziri kryetar i komunës së Tearcës.

“Fatkeqësisht është një deponi që unë e gjeta aty dhe atë hapin e madh që bëmë ishte të ndalojmë hedhjen e mëtejshme të mbetjeve. Komuna ka bë këtë hap pozitiv që nuk ka ndodh më herët. Ne ka dy vite e gjysmë që punojmë në këtë drejtim dhe shkojmë në fazën tjetër për ta heq nga aty. Por krejt varet nga destinimi i mjete dhe s’mund të jap përgjigje për datë apo muaj por do e dislokojmë këtë deponi,” deklaroi Blerim Sejdiu, kryetar i komunës së Zhelinës.

Brukseli kërkon gjithashtu shtimin e kapaciteteve administrative dhe të inspektorateve komunale, në drejtim të luftës kundër ndotjes, me theks të veçantë ndotjen industriale.

“E kemi të qartë kërkesën e KE dhe jemi duke punuar në drejtim të përforcimit të kapacitetit të inspektoratit komunal por gjithsesi se hasim në pengesa. Kreu i komunës ka mundur të angazhoj inspektor në bazë të planit por, tani kjo gjë s`është e mundur shkaku i ndikimit të nivelit qendror, por edhe përkundër këtyre pengesave komuna do gjej mënyrën e veprimit në terren me qëllim mbrojtjen e ambientit jetësor,” u shpreh Besarta Dauti Ramadani zëdhënëse e komunës së Tetovës.

Deponitë ilegale, nuk kanë të ndalur së përhapuri edhe përgjatë Parkut Kombëtar “Mali Sharr”. Drejtori i Parkut Ibrahim Dehari thotë se, ndotja që i bëhet Sharrit me hedhjen e mbeturinave përgjatë malit, është enorme. /alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments