Ka vazhduar revolta për deponinë Rusino. Edhe pas 24 orëve, hyrja e deponisë është e bllokuar nga protestuesit “Stop Rusino”.- Advertisement –
Mbyllja po ndodh edhe përskaj përpjekjes së drejtorit të Higjienës Komunale Gostivar, Isak Lazami që t’i bindë protestuesit të largohen nga atje. Por protestuesit nuk heqin dorë nga kërkesat.
Drejtori: Kërkesat kanë dalë pas takimit
Protestuesi: Nuk është e vërtetë!
Drejtori: Ne u morëm vesh se do të ketë sigurim 24 orë
Protestuesi: Edhe kamerë!
Drejtori: ngadalë, ngadalë… Do të ketë edhe kamera… dhe nuk do të ketë asnjë nga kamion jashtë territorit të komunës së Gostivarit që do të hedhin mbeturina në Rusino dhe do të bëjmë presion bashkë, ju, ne dhe ata të investojnë dhe të kemi deponi me të gjitha standardet…
Protestuesi: Ne nuk duam këtu deponi!
Ky lloj diskutimi zgjati 45 minuta dhe kjo i revoltoi protestuesit të cilët drejtorin Lazami e quajtën gënjeshtar.- Advertisement –
“Ju një muaj na keni gënjyer neve, se ju nuk menaxhoni me deponinë. Ne shkuam në Qeveri, shkuam në ministri dhe në fund doli se ju menaxhoni me deponinë. Ju na mashtruar, na gënjyet”, tha protestuesi.
Ndërkaq Lazami ia ktheu se edhe ai e ka taksirat të menaxhojë me mbeturinat.
Meqë nuk po arrihej kompromis, Lazami u largua dhe protestuesit vazhduan bllokadën e Rusinos edhe sot.
“Drejtori: Mirë, çfarë të bëj unë tash?
Protestuesi: Po mirë, a ne ta dimë se kush do të operojë?
Drejtori: Jo se duam edhe ne të menaxhojmë, por e kemi taksirat”.
Thanë se nuk heqin dorë nga qëndrimi i tyre, se derisa nuk ka vendosje të kamerave dhe nuk rregullohet me dokument se në Rusino nuk do të ketë hedhje të mbeturinave, nuk do të lejojnë hyrje të hedhësve të mbeturinave.
Situata me deponinë e Rusinos u aktualizua pas protestës së fundit që u bë nga gostivarasit, ndërkaq u intensifikua për shkak se u bllokua hyrja e saj duke mos lejuar hyrjen e kamionëve. U raportua se drejtori Lazami ka kërcënuar njërin nga protestuesit, por këto Lazami i quajti të pavërteta.tv21.tv