10.5 C
Tetovo
E diel, 9 Mars, 2025
BallinaLajmeDepolitizimi i arsimit mbetet sfida kryesore në vend

Depolitizimi i arsimit mbetet sfida kryesore në vend

Depolitizimi i arsimit mbetet sfida kryesore e arsimit në vend. Në konferencën shkencore të mbajtur në Tetovë profesori Xheladin Murati tha se për më shumë se 3 dekada reformat në arsim po ngecin, shkruan Alsat.

Kreu i komunës së Tetovës në konferencën e organizuar nga Shoqata e Pedagogëve, foli për mungesën e librave në shkolla, si një nga problemet kyçe me të cilin përballet arsimi.

“Gjitha reformat e bëra deri më tani nuk realizuan qëllimin themelor, reformimin e procesit të dijes. Andaj them se problemet në arsim mbeten aktuale dhe pa zgjidhje, sepse edhe ministrat, kjo tani është e 20 me radhë, nuk kanë koncept se çka është arsimi bashkëkohor dhe si duhet të zgjidhet ai problem. Gjithë ministrat që ishin kanë filluar me pretendim për të lënë gjurmë në reformimin e sistemit arsimor por realisht nuk ka përparim sepse gjitha ndryshimet që bëhen nuk janë në funksion të afirmimit të vlerave të mirëfillta pedagogjike arsimore e shkencore”, tha Xheladin Murati, profesor.

“Kemi folur që secila shkollë të përpiloj tekste të lëndëve profesionale që të mund ti sigurojmë si komunë bashkë me shkollat si tekste ndihmëse derisa ministria nuk gjen zgjidhje afatgjate me tekstet profesionale. Pra punojmë që përfundimisht këtë vit shkollat në Tetovë të jenë të furnizuara me gjitha librat që do sigurohen nga Ministria dhe përmes shkollave e komunës për tekstet profesionale”, u shpreh Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës./ Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments