Prokuroria Themelore Publike Shkup ka formuar departament special për krime të rënda dhe komplekse, i cili do të merret me rastet e dënueshme me burgim të përjetshëm dhe me hetime të komplikuara financiare. Departamenti i udhëhequr nga prokurori publik Vladimir Millosheski do të merret me krimet me interes publik dhe do të përfshijë shtatë prokurorë publikë me përvojë. Ndryshimi është rezultat i rritjes së fluksit të krimeve të rënda në vitin 2024, përfshirë abuzimin e pozitës zyrtare, hetimet e komplikuara financiare dhe krimet kundër financave publike, jetës dhe shëndetit të qytetarëve.