Duke reaguar për uljen e dënimit të të dënuarit Mensur Pajaziti, i cili përplasi për vdekje Teodorën, nga VMRO thonë se anëtarët e Këshillit Gjyqësor vendosën ta relativizojnë padrejtësinë, duke i dhënë arsyetim juridik.
Apelojnë deri te Këshilli Gjyqësor dhe ai i prokurorisë, të ndërmarrin nismë për revizion dhe vërtetim të çfarëdo veprimi të papërshtatshëm dhe jo profesional të prokurores Elmazi.
“Në vend që të distancohen nga ndikimet politike, ata vazhdojnë të zbatojnë linjën e pushtetit të kaluar, simbolikisht e quajtur “gjyqësi e lulëzuar si sytha”, etiketë e cila sot paraqet rikujtim të dhimbshëm të mos funksionimit të sistemit. Apelojmë që ky rast të mos trajtohet në mënyrë selektive dhe fragmentuese. Konsiderojmë se duhet të shqyrtohet dhe roli i prokurores së lartë nga Gostivari, zonja Vjollca Elmazi, e cila para Gjykatës së Apelit ka ndryshuar mendje dhe ka propozuar pranimin e pjesërishëm të ankesës së të dënuarit Pajaziti, me kërkesë për uljen e dënimit të shqiptuar”, tha Ljupço Prenxhov – VMRO-DPMNE./ Alsat.mk