12 C
Tetovo
E premte, 16 Maj, 2025
BallinaLajmeDënimi i Calit, Lushtaku: Presidentja qëndron me UÇK-në apo Vuçiqin e Serbinë...

Dënimi i Calit, Lushtaku: Presidentja qëndron me UÇK-në apo Vuçiqin e Serbinë barbare?

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka reaguar pas dënimit që mori ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, nga Gjykata Speciale, me seli në Hagë.

Lushtaku përmes një postimi në Facebook tha se çmon reagimin e kryeministrit Kurti, por një gjë të tillë nuk e bëri presidentja Osmani, shkruan lajmi.net.

“Shprehi indinjatën më të madhe ndaj këtij trupi gjykues, i cili dënon mbrojtësit e familjeve shqiptare, pa fakte. Ndërkohë, Albin Kurti më në fund i tha disa fjalë për këtë rast dhe për UÇK-në, që vlen të vlerësohet! Por, të njejtën gjë nuk e bëri Presidentja e vendit, znj. Osmani”, ka shkruar Lushtaku.

“Si qytetar por edhe si përfaqësues i popullit, dua të dijë, nëse Presidentja qëndron me UÇK-në apo më Vuçiqin dhe Serbinë Barbare? Shprehu znj. Osmani?!”, përfundoi postimin ai. /Lajmi.net/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments