Për të shtatën ditë me radhë, në qytetin e New York-ut, grupe që mbështetësin Palestinën, çështjen palestineze, dhe grupe që mbështesin Izraelin të ndarë nga kordonët e policisë dhe barrikadat, mbajtën protesta në të pesta lagjet e NYC, mbi konfliktin që ka lënë të vrarë deri tani 2300 vetë, dhe janë të plagosur disa mijëra të tjerë.
Në ditën e parë të këtyre protestave, që nisën të dielën e kaluar, policia menjëherë e rrethoi zonën e bllokut të ndërtesave për rreth selisë së Kombeve të Bashkuara, të gjitha rrugët deri në Madison avenye.
Në, ndërkohë, menjëherë, dhe me sa dukej “sponatanisht”, sapo nisën protestat palestinezve u organizuan edhe grupe të ndryshme israelite.
Të dy palët e protestuesve u vendosën në trotuaret të ndarë mes njëri tjetrit nga barrikadat metalike, dhe kordonët e gjatë të policisë, forcave speciale të armatosur me armë të rënda, uniforma e kamuflazhi të zeza me helmeta, dhe qentë nuhatës të NYPD-së.
Kordonët e policisë në rrugët ku mbahen protestat mbajn të rrethuar gjithë zonën, ndërsa, dronë të policisë, dhe dy helikopter e kontrollonin nga lartë çdo lëvizje në atë zonë, zonë të cilën policia e ka shpallur “Zonë e sigurisë së lart” në qytetin e New York-ut.
Ndërsa, disa demonstrues pro-palestinezë burra e gra bërtisnin dhe mbanin flamujt palestinezë, e pankarta e prishen rregullin kur dy protestues të maskuar me shallin tradicional palestinez, tentuan disa herë të kalojnë barrierat e poliicisë, teksa u përballën me ndërhyrjen e shpejt të policisë, e cila bëri edhe disa arrestime.
Në një përleshje të shkurtër që shpërtheu mbas këtyre tensioneve në mes dy turmave të protestuesve, një protestues i maskuar me shallin palestinez, grisi një flamur të izraelit dhe e hodhi atë në trotuar, ku protestuasit e tjer nisën të bërtisnin duke vendosur ne ballë të protestës gratë e veshura me fustanë të zi dhe mbuluar me shami të zeza , deri sa e shkelën me këmbë edhe flamurin izraelit.
Policia ndërhyri menjëher dhe me shpejtësi duke e marrë sërish kontrollin në të dyja anët e grupeve të protestuesve, duke i u bërë thirrje atyre vazhdimisht me autoportlant që të vendoseshin përsëri brenda parametrit të barrierave.
Protestuesit Pro-palestinezë vazhdimisht qëndruan duke brohoritur “Palestina e lirë, e lirë, rroftë Palestina” dhe brohorisnin tingullin e tyre shekullor: “Nga lumi në det, Palestina do të jetë!, e lirë”, si dhe “Rezistenca është e justifikuar”, “Globalizoni intifadën” dhe “Shkatërroni shtetin sionist kolonizator”, e tjera.
Nga mesi i turmës një protestues palestinez drejtoi nga gupi i izraelitve një svastikë një flamur i vogël me kryqin e thyer – simbolin e përdorur nga nazistët gjatë Holokaustit, policia ndërhyri duke e tërhoqur atë nga grupi i protestuesve dhe ja mori simbolin provokues.
Mbështetësit palestinezë mund të thuhet se në të gjitha protestat prej se nisën në Nju Jork, kan qenë në numër më të madh se ata izraelitë.
Në tubimin e Times Square, dhe atyre rrugve para Kombeve të Bashkuara, për të treguar solidaritet me popullin e Palestinës, dhe një pjesë tjetër solidaritet me Izraelin, janë bashkuar edhe grupe të ndryshme njujorkeze, perkatësisht pjestar të organizatave që janë kundra luftës, atyre të të drejtave e lirive të njeriut dhe organizatës LGBT-së.
Në qytetin e Nju Jork-ut, qytet që ka dhe popullsinë më të madhe të hebrenjëve, nga tensionet, disa dhjetëra kundër-protestues, të mbuluar me flamurin blu dhe të bardhë, dhe duke valëvitur flamujt izraelitë e tundur pankarat, janë mbledhur në anën veriore të Rrugës 42-të, në hyrje të ndërtesës ku ndodhet Konsullata e Republikës së Kosovës, dhe më pas në bulevardin Times Square, duke thirrur fuqishëm “Rroftë Izraeli! “U-S-A/U-S-A”.
Demostruesit pro-izraelit, të paktë në numër janë pjestar të komunitetit hebraik, në pesë lagjet e Nju Jorkut, të cilët erdhën të organizuar nga të gjitha anët me autobusa të verdhë, dhe u mblodhën nëpër rrugët ku mbaheshin protestat e grupeve palestineze si kundërvënie.
Ata këndoonin himnin e Izraelit, “Hatikvah”, dhe mbanin flamujt izraelitë duke brohoritur: “Turp” dhe “Vrasës”, ndërsa kenduan këngën tradicionale “Kurrë më” dhe “Nuk ka frikë këtu”. Disa të tjerë mbanin fotografi të viktimave të konfliktit që nisi javën e kaluar.
Agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit, thuhet se i shtuan masat e sigurisë këtë të premte, për të mbrojtur komunitetet hebraike dhe myslimane mes protestave globale lidhur me konfliktin izraelito-palestinez, ndërsa protestat vazhdojnë çdo mbrëmje me pjesënarrjen e disa mijëra demonstruesve pro-palestinezë, dhe qindra izraelitve, që po mbushin rrugët e qytetit të Nju Jorkut, nga mesdreka deri në mbrëmje.
Ndërkohë, mësohet se pas këtyre protestave NYPD, ka rritur patrullimet e vendeve hebraike rreth pesë bashkive ndërkohë, që thirrjet në rrjetet sociale për protesta të gjera e detyruan qytetin e Nju Jorkut të jetë në “gadishmëri të lartë”, mes frikës së dhunës, megjithëse deri tani protestat kan rezultuar të jenë kryesisht “paqësore”, me rreth 60 arrestime dhe përleshje të vogla midis demonstruesve në të dy anët e grupeve “Pro Palestine – Pro Izrael”.
Organet e rendit në Nju Jork, dhe qytete të tjera amerikane, thanë se po përshkallëzojnë patrullimet rreth sinagogave, xhamive dhe institucioneve të tjera hebraike dhe myslimane, do të mbeten megjithëse autoritetet këmbëngulën se nuk kanë të dhëna për ndonjë kërcënimi specifik ose të besueshëm.
Tubimet, vetëm disa metra larg njëri-tjetrit në zemër të qytetit të Nju Jorkut, erdhën një ditë pas një sulmi të madh me raketa të dielën e kaluar nga Hamasi ndaj Izraelit dhe rezultuan në përballje të shumta midis demonstruesve, duke përfshirë edhe një përplasje fizike dhe britma e sharje e ofendime në Times Square dhe rrugën 42 ø-të, ndërsa policia ka qëndruar në mes të dy grupeve duke i mbajtur ata në distancë mes tyre.
Demostrata në New York, simbas shtypit njujorkez pasqyruan thellësinë e emocionit të ndjerë nga njujorkezët dhe grupeve demostruese në vazhdën e konfliktit , i cili la mijëra të vdekur, dhe mijëra të plagosur si dhe 100 izraelit të zënë rob në Gaza, përfshirë 20 qytetar amerikanë.am