Interneti raportohet se është fikur sot (e mërkurë) në të gjithë Kazakistanin teksa vendi është përfshirë nga protesta të dhunshme në kundërpërgjigje të rritjes së çmimeve të energjisë pas Vitit të Ri.
‘NetBlocks’, organizata britanike që monitoron lirinë e internetit, e përshkruante situatën si “shuarje në masë kombëtare të internetit.”
Prej të martës ishin raportuar kufizime në aksesin në rrjet dhe në shërbimet celulare.
“Incidenti me shumë gjasa do të pengojë pasqyrimin e protestave anti-qeveritare gjithnjë e në rritje”, shkruante organizata.
Transmetimet televizive gjithashtu kanë pasur probleme teksa rrjeti KTK tha se nuk transmetonte sot prej ndërprerjes së energjisë elektrike se selinë e saj kryesore.
Edhe rrjetet vendase NTK e Channel One Eurasia nuk transmetojnë.
Dje protestuesit kishin bastisur selinë e stacionit televiziv Mir 24 TV në qytetin më të madh, Almaty. Stafi ishin evakuaar në kohë por protestuesit qëndruan aty për disa kohë duke dëmtuar pajisjet.
Protestuesit sulmuan gjithashtu një dyqan armësh në qytet ku u armatosën duke marrë gjithçcka kishte, tha stafi i dyqanit.
Almaty ishte epiqendra e dhunës sot me sume ndaj zyrave të kryebashiakut dhe rezidencës presidenciale.
Përplasje me armë zjarri ishin regjistruar mes protestuesve dhe policisë.
Sot u sulmua gjithashtu zyra e kryebashkiakut në qytetin perëndimore Aktobe, sipas raportimeve nga Rusia.