Sot, këto masa të sigurisë janë të domosodshme, ndërsa siguria do të thotë, të gjithë që dëshirojnë t’i shprehin nderim Goce Dellçevit, këtë lirisht të vijnë ta bëjnë, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme i Bullgarisë, Ivan Demerxhiev, pas vendosjes së luleve në vallin e Dellçevit së bashku me përfaqësues të Qeverisë bullgare.
Ai tha se ka pasur qytetarë bullgarë të cilët janë ndaluar në kufi që të hyjnë në Maqedoni dhe potencoi se duhet t’u jepet mundësi të gjithëve që kanë dëshirë për shprehje të nderimeve.
“Nuk ka arsye për provokime. Ne duhet të ecim përpara, ndërsa ajo është Evropa e bashkuar, kjo imponon stabilitet. Ne jemi të detyruar të ndërtojmë siguri dhe stabilitet midis popujve të së dy shteteve tona. Ne nuk erdhëm këtu të bëjmë provoikime, por të tregojmë respekt. Ne jemi fiqnj dhe fqinjësia e mirë duhet të vazhdojë”, tha Demerxhiev.
Ai shtoi se pret që çdo qytetarë bullgarë që mbërrin në Shkup, të vendosë ule dhe madje të jetë i sigurtë.
I pyetur rreth asaj se nëse deklaratat se Maqedonia është shtet bullgar janë në drejtim të marrëdhënieve të mira fqinjësore, ministri u përgjigj se Republika e Bullgarisë ka qenë vendi i shtetë që e njohur Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Edhe pse priteshin tensione, 151-vjetori i lindjes së Goce Dellçevit sot u festua pa incidente dhe qetë.