7.6 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeDemantohet zv.ministri i Drejtësisë së Kosovës, nuk do të takohet me “Grupin...

Demantohet zv.ministri i Drejtësisë së Kosovës, nuk do të takohet me “Grupin e Kumanovës”

Zëvendësministri i Drejtësisë Agim Nuhiu ka konfirmuar se nesër do të ketë një takim me homologun e tij kosovar Blerim Salahu, por se takim me qytetarët e Kosovës të dënuar për rastin “Lagja e Trimave” nuk është planifikuar.- Advertisements –

Në një prononcim për MIA, Nuhiu pasditen e sotme tha se do të takohet me Salahun dhe se ishte planifikuar takim me menaxhmentin e burgut të Idrizovës, por jo edhe me të burgosurit.

Në një intervistë për televizionin e Kosovës T7 mbrëmë, Salahu ka thënë se pas komunikimit me Ministrinë e Drejtësisë së Maqedonisë, ka marrë lejen që të enjten të vizitojë “Grupin e Kumanovës”.alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments