Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku do të takohet me përfaqësuesit më të lartë të vendit.
Selakoviq do të zhvillojë bisedime të veçanta në Shkup me presidentin Stevo Pendarovski, kryeparlamentarin Talat Xhaferi, kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe ministrin e Jashtëm Bujar Osmani.
Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, në fokus të takimit ministror do të jetë gjendja aktuale e marrëdhënieve dypalëshe, perspektiva e integrimit evropian në Ballkanin Perëndimor, bashkëpunimi në kuadër të nismave rajonale, si dhe format specifike të shfrytëzimit të potencialit të bashkëpunimit sektorial. .
Në kuadër të vizitës pritet të nënshkruhet Marrëveshja për themelimin e qendrave kulturore informative në Shkup dhe Beograd.