Ali Ahmeti:
“Sa shumë dhimbje që na solli mëngjesi i sotëm. Aksidenti i tmerrshëm i trafikut në Bullgari mori jetën e kaq shumë qytetarëve tanë. Në këto çaste të rënda pikëllimi dhe dhimbjeje, shpreh ngushëllime më sinqerta për familjet e atyre që humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari dhe lus Zotin t’ju falë durim familjarëve dhe shërim të lënduarve”, ka shkruar Ali Ahmeti,
=================================
Ziadin Sela
I tronditur nga lajmi për tragjedinë në Bullgari, ku 46 bashkëqytetarë tanë kanë humbur jetën në autobusin e aksidentuar që kthehej nga Turqia. Edhe më të rëndë këtë tragjedi e bëjnë informatat se në mesin e viktimave ka edhe fëmijë. Ngushllime dhe forcë familjarëve të viktimave, këto ditë të gjithë do të jemi me ata dhe me të lënduarit për të cilët lutemi të shërohen sa më shpejtë
=======================
Bilall Kasami
I tronditur me lajmin ku 46 bashkëqytetarët tanë humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari. Në këto momente të vështira jemi pranë familjarëve të viktimave. Zoti i shëroftë të lënduarit! Ngushëllime!
Afrim Gashi
.“Tragjedi e rëndë sot na zgjoi të gjithëve!Një aksident i rëndë në Bullgari mori jetën e 46 pasagjerëve të cilët janë shtetas të Maqedonisë së Veriut. Lutemi për shpirtrat e tyre që Zoti t’i ketë mëshiruar ndërsa familjarëve t’ua shtojë durimin.Shumë e rëndë për ta përballuar për secilin njeri që merr një lajm të atillë e aq më tepër për familjet e të aksidentuarve, ka shkruar Afrim Gashi,