Deklarata e ministrit të Jashtëm Sergei Lavrov se edhe “Hitleri kishte gjak hebre” ka sjellë zemërimin e izraelitëve. Kryeministri Naftali Bennett i konsideroi komentet si “gënjeshtra”. Ndërsa ministri i Jashtëm i Izraelit Yair Lapid shkoi më tej kur tha se kjo është “e pafalshme dhe barbare”
Ndërsa Dani Dayan, kryetari i Yad Vashem, Qendrës Botërore të Përkujtimit të Holokaustit në Jerusalem, tha se fjalët e ministrit Lavrov ishin “absurde, delirante dhe të rrezikshme” – duke shtuar se pretendimi i Hitlerit se ishte me prejardhje hebreje është krejtësisht i pabazë.
Gjatë muajve të fundit, Izraeli, i cili ka një popullsi të madhe rusishtfolëse, është përpjekur të veprojë si ndërmjetës midis Rusisë dhe Ukrainës.
Por qeveria është përballur me kritika ashpra duke mos mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj Presidentit Putin dhe duke mos ofruar mbështetje të mjaftueshme të drejtpërdrejtë ushtarake për Ukrainën. Komentet e fundit të Lavrovit mund të rrisin presionin që kjo politikë të ndrysho