4.7 C
Tetovo
E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeDeklarata e Bekim Qokut për legjitimitetin shkakton reagime

Deklarata e Bekim Qokut për legjitimitetin shkakton reagime

OSMANI E HOXHA PYESIN VLENIN NËSE KA NEVOJ PËR ZGJEDHJE NËSE LEGJITIMITETI TA JAPN PARTITË MAQEDONE

Nga kush fitohet legjitimiteti, Bekim qoku thotë se atë mund të ta japën edhe partitë maqedoni,

Deklarat djeshme e Bekim Qokut se Legjtimitetin partitë shqiptare përveç se mund ta marrin nga populli atë ata mund ta marrin nga partia maqedone e cila fiton zgjedhjet dhe më pas bën përzgjedhjen se cilën parti shqiptare mund të merr për partnerr të koalicionit ka shkaktuar reagime të shumta tek përfaqësuesit e Frontit europian. Ish Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani ka reaguar në rrjetin social Facebook duke pyetur koalicionin Vlen se kujt i duhen zgjedhjet dhe votat e qytetarëve shqiptarë kur paska zgjidhje më të thjeshta.

Qenka zbuluar një rrugë e re për të fituar legjitimitetin politik – jo me votat e qytetarëve, por thjesht duke “marrë hua” nga partitë maqedone!
Kujt i duhen zgjedhjet dhe votat e qytetarëve shqiptarë, kur paska “zgjidhje” të tjera më të thjeshta?Ndoshta edhe Kushtetuta duhet të përditësohet sipas kësaj “logjike”, ku legjitimiteti nuk buron nga populli, por nga kalkulime të larta politike. Shtrohe pyetja pse bëjmë zgjedhje fare
… ” – tha Osmani.

Ka reaguar edhe Arijanit Hoxha kryetar I Partisë Demokratike Europiane që është pjesë e Frontit Europian i cili duke ironizuar me deklaratën e Qokut thotë se veprimet të cilët i bënë kjo qeveri japën përgjegjësi para punëdhënësit të tyre maqedon nga ku e kanë fituar legjitimitetin e jo ndaj popullit.

”Është shumë e thjeshtë për ta kuptuar, ata që besojnë se legjitimiteti vjen nga partitë fituese maqedonase edhe veprimet e tyre i kanë duke i’u përgjigjur vetëm punëdhënësit të tyre, pra në rastin konkret VLEN i përgjigjet vetëm VMRO-DPMNE-së. Ne të tjerët që besojmë se legjitimiteti buron nga populli do vazhdojmë që përgjegjësi të japim vetëm para popullit tonë. Normalisht që ka dallim të jesh i përzgjedhur i popullit tënd dhe të jesh i përzgjedhur i fituesit në zgjedhje të popullit tjetër” – tha Hoxha.

Ndryshe, ja cili është definicioni I deputetit Bekim Qoku rreth legjitimitetit.

Ndryshe Fronti Europian I udhëhequr nga BDI vazhdimishtë reagon në periudhën nga formimi I qeverisë aktuale se nuk është rrespektuar vullneti I votuesve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut dhe ata për momentin është duke I përfaqësuar në pushtet koalicioni humbës në bllokun politik shqiptarë. /tvklan.mk/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments