6.9 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeDeklarata e ambasadorit holandez, mjaftueshëm korrekte sipas Pendarovskit

Deklarata e ambasadorit holandez, mjaftueshëm korrekte sipas Pendarovskit

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski vlerëson se struktura e plotë e Këshillit aktual Gjyqësor, siç deklaroi sot “u turpërua” para syve të opinionit tonë.

“Mendoj se problemi me Këshillin Gjyqësor është shumë më i madh se ata dy të cilët me propozimin tim i zgjodhi Kuvendi, unë këtu kam qenë vetëm propozues. Për fat të keq, e gjithë struktura e këtij Këshilli Gjyqësor u turpërua në sytë e opinionit tonë”, tha Pendarovski në konferencën për shtyp duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse mendon t’u bëjë thirrje anëtarëve të cilët ai i ka propozuar të japin dorëheqje për shkaqe morale.

Duke e komentuar qëndrimin e ambasadorit holandez, Dirk Jan Hop për atë se Këshilli gjyqësor është trup jolegjitim dhe i cili e ka pezulluar një projekt nga Holanda lidhur me Këshillin Gjyqësor, Pendarovski tha se është mjaft korrekte deklarata e ambasadorit, duke potencuar do të dëshironte të shohë edhe ambasada të tjera në Shkup duke i tërhequr projektet dhe paratë e tyre që ua japin institucioneve joqeveritare që punojnë me, siç tha, para evropiane kundër Evropës.

“Në këtë kuptim, mendoj se është mjaft korrekte deklarata e ambasadorit holandez për tërheqjen e një projekti të cilin kanë pasur ta zbatojnë me anëtarët e Këshillit Gjyqësor. Do të doja të shihja, jo vetëm nga Ambasada holandeze por edhe nga disa ambasada në Shkup t’i tërheqin projektet e tyre dhe paratë që i japin jo vetëm Këshillit Gjyqësor por edhe disave OJQ-ve dhe mediave të cilat gjat gjitha këtyre viteve kanë punuar me para evropiane kundër Evropës”, deklaroi Pendrovski.

Ambasadori Kop dje në intervistën javore për Radio Evropën e Lirë, kumtoi se Holanda e ka pezulluar një projekt që ka lidhje me Këshillin Gjyqësor, i cili, siç tha, u bë trup jolegjitim.

I pyetur për gjendjen në sistemin juridik, ambasadori holandez tha se kjo është çështje qendrore, të cilën Holanda e njek me shumë kujdes.

Këshilli Gjyqësor, nga ana tjetër sot i hodhi si të pabaza pohimet e ambasadorit holandez për zgjedhjen e kryetarit të ri të Këshillit Gjyqësor.

“Këshilli Gjyqësor (KGJ) funksionin në mënyrë të ligjshme dhe në pajtim me kompetencat e dhëna në Ligjin për Këshillin gjyqësor, kjo u konkludua në kolegjiumin e sotëm të punës në të cilin janë hedhur poshtë si të pabaza pohimet e ambasadorit holandez, Dirk Jan Kop se kryetari i ri i KSH-së është zgjedhur në procedurë jolegjitime dhe prandaj pezullohet projekti katërvjeçar i financuar nga ky vend. Anëtarët potencojnë se njeriu i parë i KGJ-së është zgjehdur në mbledhje me numrin e nevojshëm të votave të caktuara në Ligjin për KGJRMV-së. Këshilli u bëri thirrje kompetentëve t’i shqyrtojnë të gjitha dyshimet për korrupsion, ndërsa njëherit përkujtojnë se Gjykata Supreme plotësisht dhe në procedurë ligjore i kontrollon të gjitha vendimet e miratuara për kontroll për përgjegjësinë e gjykatësve para Këshillit ankues”, thuhet në kumteësn nga kolegjiumi i punës i anëtarëve të Këshillit Gjyqësor.

Projekti holandez, siç u potencua në kumtesë, zgjatë katër vite dhe përbëhet nga tre komponente: efikasitet, llogaridhënie, transparencë dhe bashkëpunim rajonal dhe për momentin ndodhet në vitin e tretë projektues.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments