Tetova vlon nga emra të pakuptimtë të ideoligjizuar që tashmë nuk përfaqësojnë asgjë për qytetin, pēr realitetin etnik dhe demokratik. Pavarësisht nga fakti se si do të zhvillohet më tej nisma për ndërrimin e emrave të ideologjizuar, vetë hapja e debatit mbi këtë çështje shënon një fazë tjetër në dekontaminimin e një simbolike të deplasuar për qytetin. Sigurisht, në dekonstruimin simbolik të kësaj ” trashëgimie” komuniste në të ardhmen do të duhet që të kontribuojnë të gjitha partitë politike nëpërmjet një procesi demokratik.
Shkruan: Bardhyl Zaimi
Në fushata zgjedhore zakonisht më mirë të bie të heshtësh, sepse ekziston rreziku i madh që të përpjestojnë në dinamikat e përplasjes së partive politike. Paanshmēria dhe mendimi racional në kohë fushate gjithnjë rrezikohen nga mendimet militante. Edhe idetë të shfaqura në fushatë vështirë merren në shqyrtim edhe atëherë kur janë vazhdimësi e një aspirate qytetare.
Por, pavarësisht nga kjo disa ide që janë kruciale për ndryshim paradigme duher të anaizohen dhe të shihet se si ato në të ardhmen mund të zhvillohen dhe të marrin zgjidhje në bazë të vazhdimësisë, rrethanave, zhvillimeve të reja, koncepteve të reja, nismave dhe një vullneti qytetar në përputhje me relatitetet ekzistuese që për shumë arsye iu janë ekspozuar vonesave të pashpjegueshme.
Një ndër këto ide është edhe ndryshimi i emrit të rrugëve, shkollave në Tetovë që tashmë shtrohet si imperativ për të kaluar në një fazë tjetër identifikimi demokratik në përputhje me realitetet etnike postideologjike, postkoministe.
Tetova vlon nga emra të pakuptimtë të ideoligjizuar që tashmë nuk përfaqësojnë asgjë për qytetin, pēr realitetin etnik dhe demokratik. Pavarësisht nga fakti se si do të zhvillohet më tej nisma për ndërrimin e emrave të ideologjizuar, vetë hapja e debatit mbi këtë çështje shënon një fazë tjetër në dekontaminimin e një simbolike të deplasuar për qytetin. Sigurisht, në dekonstruimin simbolik të kësaj ” trashëgimie” komuniste në të ardhmen do të duhet që të kontribuojnë të gjitha partitë politike nëpërmjet një procesi demokratik.
Deideologjizimi i emrave të rrugëve, shkollave dhe institucioneve tjera nënkupton hyrje në realitet e qytetit, në ato realitete që përfaqësojnë identitet dhe simbolik identifikimi real. Tetova duhet të çlirohet nga kjo simbolik e idoligjizuar nëpërmjet debatit dhe një procesi demokratik. Kjo çështje tashmë është hapur në këtë fushatë dhe do të duhet të vazhdojê parimisht të formēsohet në proces gjithpērfshirës në të ardhmen.