Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Ҫair, është rreshtuar pas zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi, vetura e të cilit në orët e hershme të mëngjesit u dogj.
Në reagimin e degës së Ҫairit që mbanë nënshkrimin e kryetarit Bekim Neziri, thuhet se akti i ka shqetësuar të gjithë dhe se dhuna dhe veprimet e tilla tinzare nuk kanë vend në një shoqëri të civilizuar.
Nga BDI Ҫair thonë se rrugën e tyre politike, të drejtë nuk e ndal dot askush dhe asnjë veprim që është në kundërshtim me synimet tona për shoqëri moderne, tolerante, europiane.
Reagimi i plotë:
Akti i dhunshëm me sulmin e mbrëmshëm të adresuar ndaj shokut tonë Artanit na ka shqetësuar të gjithëve si shokë, bashkëpunëtorë, fqinj dhe banorë të Çairit!
Dhuna dhe veprimet e tilla tinzare nuk kanë vend në një shoqëri të civilizuar ku çdo ditë po përpiqemi të ndërtojmë shoqëri europiane për të gjithë ne.
Andaj, ftojmë autoritetet kompetente që sa më shpejtë të zbardhin këtë rast shqetësues jo vetëm për Artanin, familjen dhe fqinjtë e tij, por për të gjithë qytetarët, ndërsa kryerësit e veprës sa më shpejtë të identifikohen dhe të dalin para drejtësisë!
Rrugën tonë të drejtë nuk e ndal dot askush dhe asnjë veprim që është në kundërshtim me synimet tona për shoqëri moderne, tolerante, europiane.
Me respekt,
Bekim Neziri
Kryetar i BDI-së Dega e Çairit