-0.1 C
Tetovo
E martë, 20 Janar, 2026
BallinaLajmeDega BDI- Dibër: Dibra nuk mund të trajtohet si qytet i dorës...

Dega BDI- Dibër: Dibra nuk mund të trajtohet si qytet i dorës së dytë,nga MPB.

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Dibër po i ndjek me vëmendje zhvillimet dhe shqetësimet e ngritura në opinion lidhur me procesin e sistematizimit të ri në Ministrinë e Punëve të Brendshme, që parasheh uljen e Njësisë për Punë të Brendshme-Dibër në njësi të kategorisë së dytë, me ç’rast do të humben funksionet kyçe si: kryeshef i policisë, kryeshef i njësisë antikrim, zëvendëskomandant, dhe komandant i pikës kufitare, ndërsa vendimmarrja do të kalon nën juridiksionin e Sektorit për Punë të Brendshme në Ohër.

Për ne, kjo çështje nuk është debat partiak, por çështje e drejtpërdrejtë e interesit publik. Çdo ndryshim që prek strukturën dhe funksionimin e policisë lokale ndikon drejtpërdrejt në sigurinë e qytetarëve, efikasitetin e shërbimeve dhe ndjenjën e barazisë institucionale për dibranët.

Dibra është rajon kufitar me rëndësi strategjike dhe kërkon prani të plotë institucionale dhe kapacitete funksionale vendimmarrëse në fushën e sigurisë. Çdo vendim që mund të nënkuptojë dobësim të strukturave lokale apo zhvendo

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments