4.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeDebat publik në BNJVL për ligjet për administratën publike

Debat publik në BNJVL për ligjet për administratën publike

Në kuadër të fushatës “Të gjithë së bashku për administratë publike profesionale dhe cilësore” sot në hapësirat e Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale – BNJVL u mbajt debat publik për propozim ligjet për nëpunës administrativ, për punonjësit në sektorin publik dhe për zhvillimin profesional dhe trajnimin e zyrtarëve administrativë me pjesëmarrjen e administratës komunale, e në organizim të Ministrisë së Administratës Publike me mbështetje të BNJVL-së. Në debatin publik përfaqësuesit e të gjitha komunave në vend mund t’i shprehin vërejtjet e tyre për tre propozim-ligjet për administratën publike.

“Qeveria përmes Ministrisë së Administratës Publike fuqishëm është e përqëndruar në këto ligje të rëndësishme reformuese, për të cilat presim të përfshihen sa më shumë palë të interesuara apo konkretisht sot përfaqësues të disa administratave komunale, për të cilat konsiderojmë se janë kontakt i parë i administratës publike me qytetarët për të përftuar administratë publike sa më cilësore dhe profesionale”, deklaroi ministri i Administratës Publike Goran Minçev.

Shpresoj, shtoi ai, që ky proces të përfundojë me sukses, se ky debat, i cili do të zhvillohet në formë të grupeve punuese në periudhën e ardhshme, të ketë propozime të mira, propozime konkrete, pasi më me rëndësi është që ligjet të cilat janë objekt diskutimi, të jenë të cilësisë së lartë, të jenë sistematike, por më me rëndësi edhe të jenë të zbatueshme.

Kryetari i BNJVL-së dhe kryetari i Komunës së Kisella Vodës Orce Georgievski tha se debati i sotëm është një kapitull i ri në mënyrën e miratimit të ligjeve dhe funksionimit të komunave.

“Para rreth 15 ditëve është nënshkruar Memorandumi për bashkëpunim ndërmjet BNJVL-së dhe Qeverisë, në të cilin një nga pikat ishte që mënyra e miratimit të ligjeve dhe ndryshimeve ligjore në vendin tonë të jetë plotësisht gjithëpërfshirëse, gjegjësisht duhet të përfshihen në të dhe të marrin pjesë në debatet publike edhe pala më e prekur, respektivisht komunat, që fatkeqësisht nuk ishte praktike në të kaluarën”, tha Georgievski.

Në debatin e sotëm, siç tha, marrin pjesë përfaqësues nga sektoret e burimeve njerëzore të të gjitha komunave, të cilët përmes një debati do të diskutojnë për lëshimet, dobësitë, por edhe punët e mira në këto ligje të propozuara nga Ministria e Administratës Publike.

Ai theksoi se në të kaluarën edhe pse nga administrata komunale dhe nga kryetarët e komunave kishte vërejtje se kishte jokonsekuenca të caktuara, se duhet të korrigjohen zgjidhjet e propozuara ligjore, për fat të keq qeveria e kaluar nuk ka pasur sens për këtë.

Shpresoj, shtoi ai, që ky proces të përfundojë me sukses, se ky debat, i cili do të zhvillohet në formë të grupeve punuese në periudhën e ardhshme, të ketë propozime të mira, propozime konkrete, pasi më me rëndësi është që ligjet të cilat janë objekt diskutimi, të jenë të cilësisë së lartë, të jenë sistematike, por më me rëndësi edhe të jenë të zbatueshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments