Me një minutë heshtje në nder të viktimave të zjarrit në diskotekën “Pulse” në Koçan filloi seanca e Komisionit të përhershëm Anketues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve, ku ishin të pranishëm edhe pjestarë nga familjarët. Në rreshtin e parë seancën e ndoqi i gjithë kreu shtetëror – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, kryetari i Kuvendit Afrim Gashi dhe kryeministri Hristijan Mickoski. Në fillim, Marija Petrusheva, nëna e Andrejit të ndjerë, me një fjalim emocional kërkoi drejtësi të vërtetë për viktimat dhe përgjegjësi nga funksionarët aktualë në Koçan.“Shohim që po procedohen vetëm ata që janë më poshtë, ndërsa mbajtësit e funksioneve, po aq përgjegjës, të cilët nga momenti i parë duhej të ishin pas hekurave, vazhdojnë të ecin lirshëm nëpër qytet, ndërsa fëmijët tanë janë nën tokë. Kjo vlen veçanërisht për përgjegjësit e SPB Koçan, SPB Shtip, Byrosë për Siguri Publike, Inspektoratit Shtetëror të Tregut, shefen aktuale në Koçani, shefin e sektorit për krim në Koçani, kryeinspektoren për krim ekonomik, si edhe përgjegjësin e ndërrimit në ditën e ngjarjes”, theksoi Marija Petrusheva – nëna e Andrejt të ndjerë.Një nënë tjetër kërkoi përgjigje pse nuk është ndërmarrë asgjë në atë natë tragjike, duke kërkuar përgjegjësi.
“Kush na e garanton sigurinë? Kush? Edhe ju mund të gjendeni, edhe unë, edhe cilido tjetër, ashtu siç u gjendën fëmijët tanë aty. Data është 15 drejt 16 mars, atëherë ndodhi tragjedia. Jo para 20 viteve. Që nga ajo datë asnjë nuk është arrestuar”, u shpreh nëna e një fëmije të ndjerë.amiljarët ishin dëshmitarë të përplasjes mes deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe kryetarit të Komisionit, Dimitar Apasiev. Ivanka Vasilevska nga VMRO-DPMNE u drejtua familjarëve duke thënë se po manipulohen nga Apasiev, për shkak se ky komision nuk do të prodhojë efekte juridike. Ajo tha se Apasiev në një deklaratë ka theksuar se aktakuza duhet të bjerë, dhe për këtë kërkoi përjashtimin e tij nga drejtimi i Komisionit dhe kërkoi pauzë.
Përfaqësues i Support Koçani tha se kjo është sjellje e pahijshme nga ana e deputetëve.
“Si nuk ju vjen turp. Këtu para nesh nga Koçani ju ziheni. Debati ende s’ka filluar dhe ju kërkoni pauzë njëorëshe. Ne për një orë kemi bërë tërë faqen e internetit nga Support Koçani që të ndihmojmë… e dini ç’do të thotë një orë? Nëse për dikë kjo është vetëm edhe një aktivitet politik, atëherë më mirë mos merrni pjesë”, pohoi përfaqësuesi i Support Koçani.
Përveç Komisionit të përhershëm Anketues, është formuar edhe një komision anketues me iniciativë të deputetëve të pushtetit, në të cilin, përveç Koçanit, pritet të debatohet edhe për tragjedi të tjera, si ajo e Durmo Tours, Besa Trans dhe Spitalit Modular në Tetovë.
