9.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeDebat i nxehtë për zgjedhjen e anëtarit të KSHZ-së, Zendeli pyeti pse...

Debat i nxehtë për zgjedhjen e anëtarit të KSHZ-së, Zendeli pyeti pse luani lojëra të tilla

Ky ishte reagimi i Fadil Zendelit nga Besa pasi që kryetarja e Komisionit për zgjedhje dhe emërime, Marija Georgievska lexoi se refuzohet kandidatura e Abdush Demirit për anëtarë të KSHZ-së për shkak se është sekretar gjeneral i Besës. Reagoi ashpër Zendeli dhe akuzoi se BDI së bashku me ASH-në nuk duan që të ketë anëtarë të BESË-së në KSHZ që të mund të bëjnë manipulime në zgjedhje.

“Pse luani lojëra të tilla, pse ju duhen lojëra të tilla, kjo nuk do të kalojë. E dini edhe vet se nuk do të kalojë. Pse luani me ligjin, pse luani me procesin zgjedhor. Është për të ardhur keq që luani sipas logjikës së BDI-së dhe ASH-së, ndërsa logjika e tyre është Arbëria, Soravia, Eurovia dhe të gjithë skandalet e lidhura me ta”, tha Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes Besa.

Zendeli e pyeti kryetaren e komisionit pse e refuzoi kandidaturën e Demirit, pas çka ajo u përgjigj se anëtarët e KSHZ-së nuk duhet të kenë funksion partiak, ndërsa Demiri është sekretar i përgjithshëm i BESË-së.

“I nderuar opinion, kjo është biografia e z.Abdush Demiri. Përvoja e punës Sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes Besa nga 17 nëntori 2022 e deri më sot. Nuk kam faj për biografinë e tij të firmosur ku thotë se është sekretar i përgjithshëm dhe këtë funksion po e kryen edhe në këtë moment. Se a firmos apo nuk firmos deklarata nuk është puna ime, le ta vërtetojë diku tjetër, ne punojmë sipas dokumenteve”, pohoi Marija Georgievska, kryetare e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime.

Zendeli tha se gjatë dorëzimit të dokumenteve janë konsultuar shërbimet për të parë nëse dokumentet janë në rregull, e kam ditur që diçka e tillë do të ndodhë, prandaj jam konsultuar, tha Zendeli, i cili tregoi edhe dokument se Demiri ka dhënë dorëheqje nga posti i tij para se të publikohej shpallja për anëtarë të KSHZ-së, dhe akuzoi se kryetarja lexon në mënyrë selektive.

“Deklarata e z. Abdush Demiri se po tërhiqet nga një parti politike dhe nga anëtarësimi në një parti politike është arkivuar. Përmes kësaj shkrese ju njoftoj se unë Abdush Demiri në përputhje me dispozitat statutore, përkatësisht nenin 15 paragrafi 1 pika 1 të statutit të Lëvizjes Besa, vullnetarisht e tërheq anëtarësimin nga Lëvizja Besa”, deklaroi Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes Besa.

Reagoi edhe koordinatori i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, i cili tha se si eliminohet kandidati për anëtarë të KSHZ-së pa u kërkuar vërtetim nëse ai është sekretar gjeneral.

“Kryetarin, nënkryetarin dhe anëtarët e KSHZ-së i zgjedh Kuvendi me shumicë prej dy të tretave. Ku është ajo shumicë prej dy të tretave, e keni për zgjedhje dhe për këto makinacione që po bëni apo doni ta prishni konkursin që të mos ketë kohë për konkurs. Epo, le ta vendosim Talatin edhe aty, të jetë anëtar i KSHZ-së. Vetëm edhe këtë nuk e keni shpikur atje, si ju kujtua kjo punë o njerëz”, deklaroi Nikolla Micevski, koordinator i VMRO-DPMNE-së.

Në konkursin për zgjedhjen e anëtarit të KSHZ-së janë paraqitur pesë kandidatë, prej të cilëve, përveç Abdush Demirit, është refuzuar edhe kandidatura e Robert Trajkovskit me arsyetimin se nuk ka dorëzuar dokument si dëshmi për përvojën e punës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments