7.1 C
Tetovo
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025
BallinaSportDebakël në Kardif: Maqedonia pëson 7-1 nga Uellsi, s’ka “play off”

Debakël në Kardif: Maqedonia pëson 7-1 nga Uellsi, s’ka “play off”

Përfaqësuesja e Maqedonisë pësoi një humbje të thellë në Kardif, me rezultat 7-1 ndaj Uellsit, duke e mbyllur në vendin e tretë grupin kualifikues. Edhe pse i mjaftonte vetëm barazimi në Kardif, megjithatë uellsianët e “zjarrtë” në fund ia shkaktuan një nga humbjet më të rënda në historinë e Maqedonisë.

Uellsi në minutën e 18-të kaloi në epërsi nga penalltia me anë të Vilsonit, ndërsa tre minuta më vonë Bruks u përkujdes për 2-0. Megjithatë, Miovski reagoi menjëherë dhe ngushtoi rezultatin, duke e lënë Maqedoninë ende në lojë për të shmangur humbjen. Por, deri në fund të pjesës së parë, një gol i bukur i Xhonsonit vendosi rezultatin 3-1.

Në pjesën e dytë, uellsianët shtuan edhe më shumë ritmin dhe shënuan edhe katër gola të tjerë. Xhejms në minutën e 57-të pas një aksioni të shkëlqyer realizoi për 4-1, më pas Vilson nga goditja e dënimit shënoi për 5-1, kurse i njëjti lojtar realizoi edhe të gjashtin gol nga penalltia, duke kompletuar “hat-trick”-un.

Rezultatin përfundimtar 7-1 e vendosi Brodhad pas një goditjeje nga këndi dhe pakujdesisë në mbrojtje.

Pavarësisht debaklit, Maqedonia do ta presë shortin e play-off-it për Botërorin nga xhiroja e katërt, falë rezultateve në Ligën e Kombeve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments