A është lajm i mirë apo i keq ai që shpalli Ambasada e Shteteve të Bashkuara se Agjencia amerikane e luftës kundër drogës, DEA, ka hapur një linjë të re të sinjalizimit për Shqipërinë direkt me qytetarët.
Sipas juristëve, e mira qëndron tek angazhimi amerikan në luftën kundër narkotikëve. Por nga ana tjetër flet për një shqetësim në rritje se Shqipëria është kthyer në një pikë të fortë të grupeve kriminale që merren me trafikun ndërkombëtar të drogës.
“I bie që Shqipëria është bërë me të vërtetë faktor i lëndëve narkotike derisa ne kemi kërkesa si ajo nga DEA, e cila ka luftuar gjatë gjithë kohës krimin e organizuar”, thotë avokati Bledar Meminaj.
DEA Nuk mjaftohet vetëm me partneritetin zyrtar për të marrë informacione në lidhje me trafikantët me origjinë shqiptare. Agjencia amerikane ka vënë në dispozicion një numër telefoni për të kontaktuar në Whatsapp dhe një adresë e-mail-i për këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e narkotikëve apo dhe krimin e organizuar