5.3 C
Tetovo
E diel, 26 Janar, 2025
BallinaLajmeDAUTI: TALAT XHAFERI NUK E DISKRIMINON GJUHËN MAQEDONASE, POR GJUHËN SHQIPE. NUK...

DAUTI: TALAT XHAFERI NUK E DISKRIMINON GJUHËN MAQEDONASE, POR GJUHËN SHQIPE. NUK E ZBATON LIGJIN QË U SOLL NË 100 DITËT E PARA TË QEVERISJES SË ASH-SË

Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt seanca e 77-të plenare me një pikë të vetme të rendit të ditës, Interpelanca për punën e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, ka folur edhe deputetja dhe koordinatorja e grupit parlamentarë e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, ku në fjalimin e saj deputetja Dauti tha se Talat Xhaferi nuk e diskriminon gjuhën maqedonase, por gjuhën shqipe. Nuk e zbaton ligjin që u soll në 100 ditët e para të qeverisjes së Aleancës për Shqiptarët.Dua të theksoj faktin që fjala ime nuk do të thotë se unë pajtohem plotësishtë me tekstin e propozuesve të kësaj interpelance sidomos dua të ve theksin tek pjesa ku thuhet se Talat Xhaferi nuk e ka zbatuar gjuhën maqedone. Në qoftëse Talat Xhaferi duhet të gjykohet për mos zbatim të ndonjë gjuhe ai duhet të gjykohet për mos zbatimin dhe respektim të ligjit të gjuhëve pra mos respektim të gjuhës shqipe dhe mos zbatim të saj për faktin që është pikërisht ky kryeparlamanetar i cili nuk ua kthen dokumentet të cilat ministrat e BDI- së i sjellin vetmën në gjuhën maqedone edhe pse ligji ua mundëson që ti sjellin në të dy gjuhët. Pra ai ligj të cilin Aleanca për Shqiptarët në 100 ditshin në vitin 2017 kur ishte pjesë e pozitës është propozuar në kë Kuvend”, theksoi deputetja Dauti./in7.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments