21 C
Tetovo
E diel, 3 Gusht, 2025
BallinaOpinionDaut Haradinaj: “Dhoma gazi për shqiptarët” dhe Albin Kurti vazhdon të heshtë

Daut Haradinaj: “Dhoma gazi për shqiptarët” dhe Albin Kurti vazhdon të heshtë

Gjeneral Daut Haradinaj, njëherësh deputet i Aleancës për Kosovën, ka komentuar fyrjet e djeshme të shqiptarëve në sallën e sportit në Kumanovë, kur po luhej ndeshja e basketbollit Maqedoni-Rumuni. Në një reagim në Facebook, Haradinaj shkruan se, megjithë sharjet dhe nënçmimin e shqiptarëve, Alvin Kurti si mblshtetës i Qeverisë VMRO-VLEN-ZNAM, vazhdon të heshtë.

Reagimi i plotë i Daut Haradinajt:

“Ndryshimi” që e solli Albin Kurti në Maqedoni të Veriut po ju bën të fala me klithmat shurdhuese:
“Dhoma gazi për shqiptarët”.
“Shqiptari i mirë është vetëm shqiptari i vdekur
“Maqedoni e pastër (pa shqiptarë)”.
“Shqiptarët e mallkuar ta dijnë se emri Maqedoni nuk zhduket”.

Asnjë fjalë, asnjë reagim nga Kurti, kumbara i koalicionit qeverisës në Maqedoni të Veriut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments