-0.2 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaOpinionDaut Dauti: BDI e vuri në sprovë serioze VMRO-në

Daut Dauti: BDI e vuri në sprovë serioze VMRO-në

“Në sport dhe në fushëbetejë, ekziston taktika e befasisë. Ta befasosh kundërshtarin(armikun). Ta sulmosh ku s’e pret, apo ta zësh në gjumë. Të bësh një veprim hutues pas të cilit s’di si të mbrohet… Meqë përmenda sportin, taktika e befasisë është si t’i japësh gol kundërshtarit si Artim Shaqiri Dejvid Simanit, nga korneri dhe t’ia shkatërrosh karrierën!”, kështu është shprehur Daut Dauti në kolumnën e fundit për gazetën “Koha”, duke komentuar përplasjet politike në relacionin pushtet-opozitë, duke shtuar se edhe në politikë, përskaj platformave ideologjike, çdo subjekt përpiqet të shesë sa më mirë idetë e veta përmes formave taktike.

“Ku të futen dorëheqjet e ministrave të BDI-së që u deponuan në arkivin e Qeverisë?”, pyet Dauti dhe vazhdon: “Një interpretim është ai që dhanë nga VMRO-DPMNE-ja, të cilët janë aktorët e vënë si pjesë e rrëfimit, që BDI-ja luan lojëra… Po, mund të themi se është një lojë e BDI-së, por ajo lojë edhe të jetë e tejdukshme, është fare lehtë e testueshme. Sepse, nëse, si tha Zëvendëskryeministri i Parë, A.Grubi në TV Ora News, VMRO-ja ka pasur të vetmin kusht daljen e BDI-së dhe shqiptarëve nga qeveria, për t’i votuar ndryshimet e kushtetues, ja, ne dolëm, nuk e kemi problem ta bëjmë këtë për të mirën e vendit, që të mos lëshohet shansi i eurointegrimit, sepse, pale kur jepet një shans tjetër. Ju na akuzoni pse jemi në pushtet, e ne e flijojmë atë…”

Sipas Dauti, e vërteta është se që në hapin e parë, në vend se VMRO-ja ta testojë BDI-në a e ka seriozisht, BDI-ja e vuri në sprovë VMRO-në, e cila menjëherë doli me retorikë të ndryshuar, jo, tash dorëheqjet të jenë të parevokueshme dhe le të shkojmë në zgjedhje të parakohshme!

“E harruan kushtin që Mickovski e kishte biseduar me Kovaçevskin. E po, për të analizuar se kush kë vë në sprovë, kush bën lojëra e kush jo, mjafton të peshohen qëllimet: BDI-ja thotë se këtë flijesë e bën për interesat e shtetit, e VMRO-ja mbetet në qëllimin për zgjedhje të parakohshme. Nuk e përmend fare gatishmërinë për të votuar ndryshimet kushtetuese(vetë e di pse!), e akuzuar nga LSDM-ja se përherë ka ikur nga përgjegjësia, me çka heq dorë nga mundësia për ta testuar BDI-në dhe Ali Ahmetin a i flijojnë vërtet mandatet për eurointegrimet, apo jo. Çdo vlerësim i paanshëm, do të nxirrte përfundimin kush e ka “performancën” më të qëlluar, pavarësisht nëse është lojë apo përnjëmend.”, përfundon Dauti shkrimin e tij në numrin e uikendit të gazetës Koha

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments