Nga: Reisul ulema Shaqir ef. Fetahu
Dashuria ndaj atdheut është e lindur tek njeriu. Ajo është e qëndisur në shpirtin dhe zemrën e njeriut. Ajo nuk është çështje argumenti i të hulumtuarit apo gjurmuarit logjik. Ajo është dhunti e Zotit. Kah do që të shkosh përsëri malli për atdheun nuk shuhet kur. Ajo leviz pandërprerë në gjakun e njeriut. Lotët e Muhamedit- Paqa e Zotit qoft mbi te – me lot e lëshoi Mekken dhe me gëzim të madh u kthye në te. Sa të gëzuar dhe sa me mall na erdhën bashkatdhetarët tanë në vendlindje! Sa me gëzim e perjetuan këtë pakë kohë që kishin në disponim!
Sa me kënaqësi shoqëroheshin në mes veti. Sikur donin çdo një moment ta shijojnë kënaqësinë e vendlindjes. Edhe fëmijët e tyre të lindur jashtë shijonin me kënaqësi vendlindjen e prindërve me siguri të inspiruar nga prindërit e tyre. Në fytyrat e tyre sikur qartë sheh mallin e tyre për t’u kthyer një ditë. Ata sikur thonin: Sikur një ditë të kthehem ketu në tokën e katragjyshëve, stërgjyshëve, gjyshërve dhe baballarëve tanë.
Në tokën që na e fali Zoti.Në fillim është e pabesueshme, por pse të mos besojmë në atdhmëri më të mirë të vendlindjes sonë. Jo vetëm që duhet të besojmë të gjithë duhet të punojmë për një ardhmëri të shëndoshë ekonomike, kulturore dhe të begatë. Shumë popuj këtë e kanë realuzuar. E pse ne të mos e realizojmë të njejtën. Bashkatdhetarët tanë fortë mbajnë lidhjen me vatanin. Masovikisht ishin prezent, me gjithë rradhët e pritjes me orë të tëra nëpër kufij. Kjo vërteton dashurinë e madhe të bashkatdhetarëve tanë për vendin e tyre.
Dashuria ndaj vatanit është pjesë kyqe e besimit dhe traditës tonë fetare dhe kombëtare. Kështu na do Zoti.