U takuan Dashuri dhe Miqësia. Pasi u përshëndetën dhe pyetën me
mrësjelljenjëra-tjetrën, Dashuria shtroi edhe këtë pyetje Miqësinë:
- Çarë duhesh ty, moj Miqësi, në këtë botë kur jam unë kaq e madhe,
 kaq e lumtur dhe kaq e plotë?
 Dhe Miqësia iu përgjigj:
- Unë jam thjesht për të sjellë një buzëqeshje atje ku ty ke lënë lotët.
 Po cili është ndryshimi mes tyre?
 Dashuria kur lind, pranon gjithçka pasi, nga kënaqësia e çastit, fillon dhe
 vjej një një ditë dhe përfundon në kohën që i është plotësuar interesi. Kjo
 ndodh ngaqë, atje ku ka interes , nuk ka Miqësi, ka vetëm Dashuri.
 Si rrjedhojë, çdo lloj Dashurie vjen një ditë e përfudon.
 Dashuria midis njerëzve lind shumë shpejt. Ajo lind duke pasur si shkak jo
 vetëm interesin, por edhe nga kënaqësitë e ndryshme. Gjatë periudhës së
 Dashurisë nuk ka kritika, nuk ka as vërejtje dhe as ankesa, veçse sjellie dhe
 fjalë dhe shprehje të ëmbla.
 Në rast se Dashuria nuk shndërrohet në Miqësi shuhet sikundër lind. Si
 rrjedhojë, Dashuria është thjeshtë një ndjenjë pëlqimi, ndjenjë
 dashamirësie dhe adhurimi midis dy personave ose grup personash, e cila
 mund të çoi në Miqësi, në rast se nuk është mbështetur në interesa të
 ngushta, por është shndëruar në Nderim ndaj njeri-tjetrit, duke i ndarë së
 bashku gëzimet, sakrificat apo hidhërimet.
 Ne rast se Dashuria nuk shdërrohet në Miqësi, ajo, ose do të jetë e
 përkohshme, ose do të reduktohet në Etikë Mirësjelljeje.
 Gjatë periudhës së egzitencës së Dashurisë janë të përjashtuara kritikat,
 vërejtjet si dhe debatet në mendime apo pikëpamje; çdo gjë duket e
 sipërfaqëshme ngaqë nuk ka debate. Në rast se njëra palë, duke i besuar
 ndershmërisht Dashurisë, merr guximin dhe i bën një vërejtje palës tjetër
 dhe, nësa pala tjetër nuk e mirëpret atë vërejtje, Dashuria ftohet, dhe
 shuhet po aq shpejt sikundër dhe lindi. Në këtë rast ajo shkakton shumë
 dhimbje, aq më shumë sa kanë ekzistuar edhe interesa përfituese; gjë që, në
 Miqësi është vështirë të ndodhi kjo, ngaqë në Miqësi udhëheq Logjika dhe
 jo Ndjenja.
Për këtë arsye prandaj dhe thuhet se, kur një ditë u takuan Dashuria me
Miqësinë, Dashuria i tha Miqësisë:
- Për çfarë duhet Miqësia në këtë botë, kur jam unë kaq e madhe, kaq e
 shlirë, kaq e lumtur, kaq e plotë?!
 Dhe Miqësia iu përgjegj:
- Ashtu është, moj Dashuri, por ja që Zoti më ka caktuar që unë të çoj
 një Buzëqeshje atje ku ty ke lënë Lotë.
 Prandaj dhe Faik Konica shkruan: “Dashuria nuk zgjidhet, ajo të del
 përpara dhe urdhëron; ndërsa Miqësia zgjidhet midis shumë dashurive.
 Dashuria mundohet t’u japi kuptim formave dhe nuk ka Kufi, ndërsa
 Miqësia çdo gjë e ka me Masë.”
 Tiranë, 30 maj 2025 përmblodhi D.Goxhaj

