7 C
Tetovo
E premte, 24 Janar, 2025
BallinaLajmeDASH: S’e kemi konfirmuar ende se Serbia ka tërhequr trupat përreth kufirit...

DASH: S’e kemi konfirmuar ende se Serbia ka tërhequr trupat përreth kufirit me Kosovën.

Departamenti amerikan i Shtetit, ka thënë se do të ishte një hap i mirë nëse Serbia, ka tërhequr trupat shtesë ushtarake të saj ku u raportua se i pozicionoi së fundit pranë zonave kufitare me Kosovën.

Megjithatë, zëdhënësi i DASH-it, Matthew Miller, tha se ende një gjë të tillë nuk e kanë konfirmuar vet, ndaj pritet një hulumtim i mëtejmë rreth kësaj çështjeje.

“Ne do të kërkojmë konfirmim të mëtejshëm. Por nëse është e vërtetë, ky do të ishte një hap i mirëpritur,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.

Ai mes tjerash, u ka bërë thirrje sërish Kosovës dhe Serbisë që t’i kthehen dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe të shmangin tensionet dhe eskalimin e situatës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments