Bordi Ekzekutiv i LSDM-së në seancën e mbrëmshme e emëroi Darko Kaevskin për zëdhënës të ri të partisë, pasi i mëparshmi Kostadin Kostadinov, u zgjodh kryetari i komunës së Strumicës.
“Kaevski ka magjistruar në të Drejtën e Pronësisë Intelektuale, ndërsa në vazhdim janë edhe studimet e tij të doktoraturës .
Ai është deputet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nënkryetar i Kuvendit parlamentar të Këshillit të Evropës. Kaevski ka qenë drejtor i Agjencisë për Rini dhe Sport, ndërsa më parë ka punuar në sektorin privat. Në periudhën 2018-2020 ka qenë kryetar i Rinisë Socialdemokrate të LSDM-së, kumtoi LSDM për biografinë e Kaevskit.
Partia thekson se zëdhënësit e saj Darko Kaevski dhe Bogdanka Kuzeska janë në dispozicion të gazetarëve dhe opinionit për pyetje të çfarëdolloj interesi.