Ish-drejtori i Doganës, Dragan Daravellski do të gjykohet sërish. Në fillim të vitit, ai u ndalua në kufirin mes Maqedonisë dhe Serbisë teksa tentonte të hynte në vend për shkak të fletë-arrestit ndërkombëtar për vuajtje të dënimit me burg. Që atëherë ai qëndron në burgun e Shutkës.
“Lejohet përsëritja e procedurës penale ndaj të akuzuarit”, ka njoftuar sot Gjykata Penale, pasi në procedurën e parë është gjykuar në mungesë. Daravellski u dënua me 7 vjet burg në vitin 2007 për keqpërdorim të pozitës dhe kompetencave të tij zyrtare gjatë kohës që ishte drejtor i Doganës në kohën kur kryeministër ishte Lubço Georgievski./Alsat.mk