-1.6 C
Tetovo
E premte, 21 Shkurt, 2025
BallinaLajmeDAP: Vazhdon pagesa e mjeteve nga TVSH-ja Ime, duhet të përfundojë deri...

DAP: Vazhdon pagesa e mjeteve nga TVSH-ja Ime, duhet të përfundojë deri në fund të muajit

Deri në fund të muajit qytetarët në llogaritë e tyre duhet t’i marrin mjetet nga aplikacioni “TVSH-ja Ime”.

Nga Drejtoria e të Ardhurave Publike sot informuan se pagesa vazhdon dhe se duke e përfshirë edhe ditën e sotme janë paguar mjete për 344 mijë përdorues, ndërsa për përpunim mbesin edhe 152.543 shfrytëzues.

“Pagesa e TVSH-ja Ime është në vijim duke e përfshirë edhe datën e sotme 19.02.2025 nga gjithsej 496.543 shfrytëzues të TVSH-ja Ime, janë paguar mjete për 344.000 shfrytëzues. Në ditët në vijim pra deri në fund të muajit shkurt, kur është edhe afati përfundimtar për pagesë të mjeteve për kuartalin e fundit të vitit 2024, do të përpunohen të dhënat edhe për 152.543 shfrytëzues dhe mjetet do të paguhen në llogaritë e tyre. Për skanim të llogarive fiskale në periudhën tetor-dhjetor të vitit 2024 ndaj shfryëzuesve të TVSH-ja Ime do të paguhen mbi 870 milionë denarë në bazë të aplikacionit TVSH-ja Ime”, thonë nga DAP.

Ndryshimin e të dhënave në lidhje me përditësimin e llogarisë së transaksionit duhet ta kryejnë vetëm ata shfrytëzues të “TVSH-ja Ime” të cilët nuk kanë marrë mjete për llogari të skanuara në pagesat paraprake, përkatësisht në tremujoret paraprake nuk u janë paguar mjetet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments