1.2 C
Tetovo
E hënë, 2 Shkurt, 2026
BallinaLajmeDAP nuk lëshon pe për pagesën e tatimit mbi të ardhurat! Nga...

DAP nuk lëshon pe për pagesën e tatimit mbi të ardhurat! Nga 1.100 qytetarë vetëm 200 kanë dorëzuar dëshmi për tatim të paguar

Po u lihet kohë qytetarëve që kanë punuar jashtë vendit dhe që duhet të paguajnë tatim mbi të ardhurat, që të mund të sigurojnë dëshmi se tatimi për ta është paguar nga kompanitë ku kanë punuar. Këtë e deklaroi drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Elena Petrevska, e cila tha se një marrëveshje e tillë është arritur të premten në takimin me ta. Nga 1.100 qytetarë që kanë punuar në Afganistan dhe Irak, rreth 200 kanë dorëzuar dëshmi, por çfarë ndodh me ata që nuk mund t’i sigurojnë dëshmitë?Ka edhe qytetarë të tjerë të prekur që nuk kanë arritur të sigurojnë dëshmi përkatëse nga kompanitë ku kanë punuar dhe arritëm në përfundim që të na dorëzojnë lista të atyre qytetarëve, të dhëna për kompanitë ku kanë qenë të angazhuar, që përsëri t’u dalim në ndihmë dhe të bëjmë përpjekje për verifikime shtesë edhe për ata qytetarë, në kuptim të asaj nëse e kanë paguar tatimin në shtetin tjetër”, tha Elena Petrevska – drejtoreshë e DAP.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments