14.9 C
Tetovo
E enjte, 19 Shtator, 2024
BallinaEkonomiDAP: Nga sot mund të aplikoni për ndihmë financiare për pagesën e...

DAP: Nga sot mund të aplikoni për ndihmë financiare për pagesën e pagës minimale

Drejtoria e të Ardhurave Publike njofton të gjithë punëdhënësit se nga sot do të mund të aplikojnë për ndihmë financiare për pagesën e pagës minimale.

Në ueb faqen e DAP-it tashmë është vendosur softueri i klientit përmes të cilit mund të bëhet kërkesë për ndihmë financiare, për pagesën e diferencës nga kontributet e pagës minimale të rritur neto.

Punëdhënësit që dëshirojnë të përdorin këtë ndihmë shtetërore, gjatë paraqitjes së MPIN-it, në fushën 3.23 duhet të shënojnë kodin 405, për të gjithë punonjësit për të cilët kërkojnë ndihmë financiare.

Punëdhënësit që kanë paguar tashmë pagën e muajit mars, por nuk kanë kërkuar ndihmë financiare, mund ta bëjnë këtë duke bërë një korrigjim duke futur kodin 103, vetëm për punonjësit që kërkojnë ndihmë financiare.

Të drejtën e përdorimit të kësaj mbështetje financiare kanë të gjithë punëdhënësit që nuk përjashtohen nga pagesa e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore ose tatimit mbi të ardhurat personale për punëmarrësin. Aplikantët duhet të kenë statusin e paguesit aktiv dhe të kenë shlyer detyrimet e tyre për pagesën e pagës, kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe taksave, duke përfshirë ditën e fundit të shkurtit ose të gjithë muajt në vijim për të cilët do të kërkojnë këtë ndihmë financiare.

Ndihma financiare realizohet pas pagesës së pagës për muajin për të cilin është dhënë. Pagesa do të bëhet përmes Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale

Nëpërmjet masave të tilla ulen direkt tarifat që punëdhënësit kanë për kontributet dhe ruhet likuiditeti i ekonomisë vendase.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments