Ministrja e Financave, Gordana Dimietrievska Koçoska sonte në emisionin “Biznes21” ka bërë të ditur se Drejtoria për të Ardhura Publike ka kryer inspektime në rrugën e “Plastikave” dhe në Bit Pazar.
Nga ky inspektim janë mbyllur disa shitore dhe janë dënuar kompani.
Ka sqaruar se qëllimi i kontrolleve nuk ka qenë të mbyllen shitore dhe të dënohen kompani, por të vendosen kushte fer për të gjitha kompanitë.“Ato kompani të cilat janë të ndershme, punojnë, i paguajnë, nuk kanë asnjë problem me ligjin. Vazhdojnë të punojnë. Fokusi ynë është te ato kompani që bëjnë keqpërdorime”, tha Dimitrieska Koçoska.