13 C
Tetovo
E shtunë, 24 Maj, 2025
BallinaLajmeBotaDanimarka rrit moshën e daljes në pension në 70 vjeç, më e...

Danimarka rrit moshën e daljes në pension në 70 vjeç, më e larta në Europë

Parlamenti danez ka miratuar një ligj të ri që parashikon rritjen graduale të moshës së daljes në pension në 70 vjeç deri në vitin 2040, duke e bërë Danimarkën vendin me moshën më të lartë të pensionit në Evropë.

Sipas ligjit të ri, mosha e pensionit, e cila aktualisht është 67 vjeç, do të rritet në 68 vjeç në vitin 2030, në 69 në 2035, dhe më pas në 70 vjeç për ata që kanë lindur pas 31 dhjetor 1970. Ligji u miratua të enjten me 81 vota pro dhe 21 kundër.

Që nga viti 2006, Danimarka ka ndërlidhur moshën e pensionit me jetëgjatësinë dhe e rishikon atë çdo pesë vjet. Megjithatë, kryeministrja socialdemokrate Mette Frederiksen ka deklaruar më parë se ky mekanizëm do të rikonsiderohet, duke theksuar se “nuk mund të pretendohet pafundësisht që njerëzit të punojnë një vit më shumë”.

Vendimi ka ngjallur reagime të forta në publik. Sindikatat kanë organizuar protesta në Kopenhagë, ndërsa punëtorët, veçanërisht ata me punë fizike të rëndë, e kanë quajtur ndryshimin “të padrejtë”.

Mosha e pensionit në Evropë po rritet në shumë vende si pasojë e jetëgjatësisë dhe sfidave buxhetore:

Suedia: pensioni mund të merret që në 63 vjeç

Franca: u rrit nga 62 në 64 vjeç në vitin 2023, mes protestave masive

Italia: aktualisht në 67 vjeç, me rritje të mundshme në 2026

Mbretëri e Bashkuar: moshë pensioni 66 vjeç, me rritje graduale për të lindurit pas vitit 1960

Ligji i ri në Danimarkë ka hapur një debat të gjerë mbi drejtësinë sociale, kushtet e punës, dhe të ardhmen e sistemit të pensioneve, veçanërisht për punëtorët e thjeshtë që nuk mund të përballojnë dekada të tjera pune.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments