Kryeministri Edi Rama ka dalë shpeshherë në lidhje live përmes “Facebook”-ut nga banesa e tij, ku qendron ne izolim per shkak te koronavirusit.
Por për këtë fakt vjen një reagim i ashpër nga nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.
Pëmes një mesazhi në “Facebook” Paloka thekson se Rama nuk është bloger, por një kryeministër frikacak.
Demokrati theksoi se vetë, mkë frikacak vazhdon e bën selfie nga bunkeri, ndërsa shtoi se Rama ka përgjegjësi për njereëzit, të cilët jetojnë në kufijtë e mbijetesës.
R EAGIMI I PALOKES
Nuk je bloger , je kryeminister o deficent e frikacak!
Eshte fatkeqesi! Eshte e tmerrshme!
Te kesh kryeminister ne nje situate te tille nje deficent te papergjegshem, nje frikacak e deshtak qe vazhdon e ben video selfi nga bunkeri ku eshte mbyllur duke keputur brockulla e pa marre asnje mase reale.
E degjuat cfare tha tani …: “…atyre qe kane probleme dhe jane kapur te papregatitur ju kerkoj ndjese dhe te na e bejne hallall…”
O deficent, je kryeminister e ke pergjegjesi per keta njerez, nuk je bloger qe ben thirrje nga shtepia e ju tregon njerzve si te heqin merzine . Ka njerez qe jane ne kufijte e mbijeteses, kurse ti je futur ne vrime .
Mjere ky popull…!