9.6 C
Tetovo
E martë, 19 Nëntor, 2024
BallinaLajmeDakordohen Sindikatat me Qeverinë /Punëtorët shëndetësorë nga ky muaj do të kenë...

Dakordohen Sindikatat me Qeverinë /Punëtorët shëndetësorë nga ky muaj do të kenë paga më të larta.

Punonjësit e shëndetësisë do të marrin rritje prej 2.450 denarë në shumën neto me pagën e nëntorit. Kjo është pjesë e marrëveshjes që dy sindikatat përfaqësuese në shëndetësi e arritën në takimin e sotëm me kryeministrin Hristijan Mickoski.

Ljubisha Karanfilovski, kryetar i Sindikatës së Pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Sociale, tha se kanë arritur të nënshkruajnë aneks të marrëveshjes kolektive për aktivitet shëndetësor.

“Bëhet fjalë për korrigjimin e koeficientëve prej 0,233, që në përkthim nënkupton bruto pagë më të lartë për të gjithë të punësuarit prej rreth 3.650 denarë ose 2.450 denarë në shumën neto. Përfitimi edhe më i mirë në pjesën e këtij aneksi është korrigjimi i pagës prej 0,364 për infermierët me arsim të mesëm dhe për pjesën tjetër të personelit të mesëm mjekësor, që do të thotë 5700 denarë bruto ose 3850 denarë neto”, tha Karanfilovski në konferencën për media pas takimit me Mickoskin.

Predrag Serafimovski, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Qendrës Klinike, thotë se marrëveshja e sotme është rezultat i negociatave të gjata dhe dialogut konstruktiv.

“Të gjitha rritjet janë rezultat i punës së palodhur të dy sindikatave përfaqësuese dhe së bashku me Qeverinë përfaqësojnë përgjigje ndaj kërkesave për kushte më të mira. Rritja e pagave e dakorduar do të thotë përfitim direkt për të gjithë të përfshirë në sistemin shëndetësor”, tha Serafimovski.

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se përveç këtyre koeficientëve që do të thotë rritje prej 10 për qind e shumës së ndarë për paga, vitin e ardhshëm në mars do të ketë rritje shtesë prej pesë për qind. Mw pas, siç tha Mickoski, do të ketw rritje në vitin 2026 dhe do të jetë për pesë deri në shtatë për qind, njejta do tw ndodhw edhe në vitin 2027. Në vitin 2028, rritja pritet të jetë nga shtatë në 10 për qind.

“Kur e merrni të gjithë këtë periudhë me radhë, ne kemi një rritje të ofertës monetare të nevojshme për të paguar pagat e punëtorëve shëndetësorë për të gjithë periudhën ndërmjet 40 dhe 50 për qind”, shtoi Mickoski.

Rritja e parë me koeficientët, siç tha ai, do të jetë nga ky muaj, por gjatë këtyre ditëve një grup pune i përbërë nga pesë persona nga Fondi dhe Ministria e Shëndetësisë do të duhet ta harmonizojnë këtë aneks. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments