5.1 C
Tetovo
E diel, 18 Maj, 2025
BallinaLajmeBota“Daily Mail” jehonë protestës së shqiptarëve në Londër

“Daily Mail” jehonë protestës së shqiptarëve në Londër

Mediat britanike i kanë bërë jehonë protestës së emigrantëve shqiptarë, të cilët sot për disa orë kanë mbushur rrugët e Londrës dhe sheshin para parlamentit britanik.

Me titullin “Statuja e Churchill u mbulua me flamurin shqiptar”, tabloidi britanik shkruan se mijëra shqiptarë u mblodhën në urën Westminster dhe marshuan drejt Parlamentit.

Protesta e tyre, Daily Mail shkruan se ishte kundër deklaratave të Sekretares së Brendshme, Suella Braverman.

“Ata i kërkuan qeverisë t’i respektojë si njerëz dhe të drejtat e tyre njerëzore, duke thënë se jo të gjithë shqiptarët janë kriminelë”, shkruan media britanike, duke vijuar “Videoja e filmuar në Urën Westminster në Londër tregonte protestuesit duke mbajtur flamuj kombëtarë me shqiponjën dykrenare dhe pankarta në duar”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments